AKTUALITET
Kuvendi ndriçohet blu me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin
Nën kujdesin e Kryetares, Lindita Nikolla, ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar sot në blu me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin.
Kjo iniciativë është një shenjë e dashurisë dhe përkushtimit ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizimit.
Fushata ndërgjegjësuese organizohet në vende të ndryshme të botës, ku institucione të rëndësishme ndriçohen me ngjyrën blu në shenjë solidarizimi dhe Kuvendi i Shqipërisë vazhdon traditën.
Të gjithë bashkë, për një mbështetje më të madhe për fëmijët e spektrit të autizmit