AKTUALITETKRONIKË

Ky është polici që u godit me sende të forta në Shkodër, arrestohet edhe autori


Një efektiv policie u godit me sende të forta pranë banesës së tij në Zdrale të Shkodrës. Personi që ka goditur me sende të forta efektivin Admir Okaj është Ormir Gucia, i cili është arrestuar nga policia.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërkohë është zbuluar edhe fotoja e efektivit Admir Oka, i cili më herët ka qenë edhe pjesë e FNSH-së në Shkodër. Ndërkohë sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me detyrën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas informacionit të policisë Ormir Gucia ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, Admir Okajn, 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button