BOTATEKNOLOGJI

Ky shtet ndalon plotësisht TikTok-un: Po shkatërron harmoninë sociale


Nepali e ka ndaluar plotësisht aplikacionin kinez TikTok sepse përmbajtja e tij “ishte e dëmshme për harmoninë sociale”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vendimi vjen disa ditë pasi vendi prezantoi një rregull të ri që kërkon që kompanitë e mediave sociale të krijojnë zyra ndërlidhëse në vend.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

TikTok, i cili ka rreth një miliard përdorues në muaj, është ndaluar nga disa vende, përfshirë Indinë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në fillim të këtij viti, Montana u bë shteti i parë amerikan që e ndaloi TikTok, ndërsa Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ndaloi përdorimin nga ligjvënësit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ministrja eKomunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit Rekha Sharma i tha BBC Nepali se platforma përhap përmbajtje me qëllim të keq.

Ajo shtoi se “ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe autoritetet e telekomit janë drejtuar për të zbatuar vendimin”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Por Gagan Thapa, një udhëheqës i lartë i Kongresit Nepal, i cili është pjesë e qeverisë së koalicionit, ka vënë në pikëpyetje vendimin e qeverisë për të vendosur një ndalim ndaj TikTok.

Ai tha se ishte një përpjekje për të frenuar lirinë e shprehjes dhe zyrtarët duhet të fokusohen në rregullimin e platformës.

TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.

Related Articles

Back to top button