AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

La emigrimin për të kultivuar shalqi/ Fermeri nga Fieri, Lulzim Buzi: Leku i madh këtu, por kam një merak


Kursimet e jetës i ka investuar në kultivimin e shalqirit. Lulzim Buzi, fermer nga fshati Kallm i Vogël në Fier, mori toka me qira për t’u marrë me bujqësi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nuk dihet nëse do të marrë mbrapsht paranë e investuar, por ky fillim muaji është periudha më e rëndësishme dhe me më shumë fluks pune për të.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Fshati ka shumë punë. Duhet të çohem në 5:30 që t’i përballoj. Deri në 5 prill duhet t’i kemi mbaruar. Fillimisht i mbajmë fidanët 45 ditë në shtëpi”, tregon ai për “Një nga Ne” në Report Tv.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dikur emigrant në Greqi, sot çdo të ardhur po e investon. Ndërsa sfida kryesore mbetet tregu. Është ende e paqartë nëse do ketë treg mjaftueshëm dhe nëse çmimi që do e shesin do të jetë i kënaqshëm.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Leku i madh këtu, shpenzim i madh, por nuk e di fiton apo jo. Do hedhësh, do shpenzosh, por nuk e di do marrësh apo jo”

Lëviz me motorrin e tij sa në një tokë në tjetrën për të mbikqyrur proceset sepse të merresh me bujqësi ka rrisqet e veta.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

E gjithë dita e tij përqëndrohet tek toka nga mëngjesi deri në mbrëmje. Për emisionin “Një nga ne” tregon si është një ditë mes vështirësive, lodhjes, sfidave, por edhe kënaqësisë kur mundi vlerësohet.

VIDEO

/Report Tv

Related Articles

Back to top button