VISIT ALBANIA

La Repubblica: Ksamili, Maldivet e Europës. Një në tre turistë është italian

Plazhet shqiptare e veçanërisht Ksamili vazhdon të konsiderohet si Maldivet e Europës. Këtë herë është italiania “La Repubblica”, e cila evidenton pasuritë e bregdetit shqiptar të cilat thotë gazeta mund të vizitohen për shumë më lirë se edhe plazhet italiane.

“Ashtu si në Marina di Pescoluse, në Salento, por me një ndryshim, në Pulia një ombrellë dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, ndërsa në bregdetin shqiptar mund t’i gjeni ende me 10-15 euro, shkruan “La Repubblica”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Për italianët që kërkojnë një det fantastik me çmime të arsyeshme, vendi ynë është zgjidhja ideale, madje sipas “La Repubblica”, 1 në 3 pushues këtë vit në Ksail është italian.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Tani për tani, parajsa kalimtare e pushuesve kursimtarë, atyre që nuk duan të shpenzojnë një rrogë tashmë të prekur nga inflacioni, është ky përqafim qielli dhe deti që hapet nga malet drejt Korfuzit, Ksamili, ku një në tre turistë është italiane. Më e egër se Kalabria, më e gjelbër se Umbria, më popullore se Romanja dhe me një det të ngjashëm me atë të Pulias, por më lirë,” vijon “La Repubblica”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button