AKTUALITETSTAR CHANNEL

“La Repubblica”: Largohen nga Gjadri 50 agjentët e parë! Vendimet e gjykatës lënë bosh kampet e emigrantëve


Forcat e policisë italiane të pranishme në ambientet e kampeve të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës mësohet se janë përfshirë në një proces ndryshimi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“La Repubblica” shkruan se, nga 220 njësitë aktuale, numri do të shkojë në 170 persona për të garantuar menaxhimin e turneve dhe mbuluar shërbimet e nevojshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky mund të konsiderohet si një reduktim i ndjeshëm i kontigjentit të pranishëm në Shqipëri, i cili kur ishte plotësisht operacional dhe supozohej të ishte 295 njësi (personel), por në vend të kësaj nuk i kaloi kurrë 220 persona, duke përfshirë policë, karabinierë, financierë dhe policë të burgjeve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Duket se Roma zyrtare po has vështirësi për marrëveshjen për emigrantët, në lidhje me dërgimin e tyre në qendrën e pritjes dhe më tej të izolimit në Shëngjin dhe Gjadër.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të dy grupet që u dërguan në muajt tetor dhe nëntor u rikthyen pas vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjithsesi shprehet e vendosur t’i shkojë deri në fund paktit qeveritar me kryeministrin Edi Rama.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Po ashtu mediat italiane shkruajnë se për qeverinë Meloni mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e vendeve të sigurta, është ‘më mirë’ që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit.

Reagimi i parë i qeverisë Meloni pas rastit të fundit të emigrantëve që u dërguan në Shqipëri dhe që “u detyruan” nga një vendim gjykate të kthehen në Itali, ishte i menjëhershëm teksa u shprehën të bindur se gjykatësit janë gabim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button