LaCivita tall politikat në Shqipëri: “I vetmi vend ku duan që Amerika të ndërhyjë në zgjedhje” – Reagon ashpër Petro Koçi: “Shqipëria nuk është Saliu!”

Deklarata e këshilltarit amerikan të Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shkaktuar reagime të forta në Shqipëri. Gjatë një interviste në SHBA, LaCivita u shpreh me ironi se “Shqipëria është i vetmi vend ku ndërhyrja amerikane në zgjedhje shihet pozitivisht”. Kjo deklaratë është interpretuar si një përçmim ndaj realitetit politik shqiptar.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Petro Koçi, i cili në një postim publik e akuzoi LaCivitën për përbuzje ndaj shqiptarëve. “O La Çi Vidha mavriu, ne nuk të lejojmë të përbuzësh shqipot! Ti e mendon Shqipërinë njësoj si PD-në e Saliut dhe paratë e tij të pista”, shkruan Koçi.
Ai shton se LaCivita njeh vetëm PD-në dhe Sali Berishën, duke harruar se Shqipëria nuk është përfaqësuar prej kohësh nga kjo forcë politike. “Shqiptarët e kanë hedhur PD-në në koshin e plehrave. Gjithë ajo përbuzje nuk i takon shqiptarëve, por Saliut dhe PD-së. Shqipëria nuk është Salia!”, thekson ai.
Koçi e mbyll reagimin e tij duke iu drejtuar LaCivitës me fjalët: “Haji ato para të pista të një tufë zullumqarësh, por shqipove ti u merr të keqen!”
Deklarata e LaCivitës vjen në një kohë kur PD po përpiqet të rikthejë besimin elektoral përmes këshilltarëve ndërkombëtarë, ndërsa reagimet si ky i Petro Koçit tregojnë tensionin e fortë mes palëve në prag të zgjedhjeve.