KRONIKË

LAJM I FUDNIT/ Aksident me vdekje pak para mesnate, mjeti përplaset me mbrojtësen metalike të rrugës.

Elbasan – Një i ri humbi jetën është, një fëmijë është lënduar e po ashtu një i tretë është plagosur në një aksident rrugor që ndodhi sonte.

Ngjarja ndodhi pak më parë në aksin rrugor Kuçovë-Belsh, rrethi Elbasan

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mësohet se automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi Uran Shehu, 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve si edhe rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”


Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button