BOTAKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ 43 vjeçari nga Fieri aksidentohet për vdekje në Itali. (EMRI)


Një 43-vjeçar shqiptar me origjinë nga qyteti i Fierit ka ndërruar jetë në Itali, mbrëmjen e djeshme, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Lajmi është dhënë nga Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari nga Fieri Renato Mehmeti iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, ku iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një kamjonçinë, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit, teksa po ktheheshin në shtëpi ata kanë ndaluar anës rrugës, ku edhe janë goditur nga nje mjet tjetër tip furgon.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kmjonçina, që i përket një kompanie nga Agrigento, dyshohet se kishte ndaluar për shkak të një avarie.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas aksidentit, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni që zgjati gjatë natës e së shtunës dhe orëve të para të së dielës, por nuk mbijetoi plagëve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të përfshira, furgonit dhe kamionçinës, kanë pësuar lëndime të lehta.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button