KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Lushnjë, karrotreci me drejtues 27-vjeçarin nga Fieri përplas për vdekje këmbësorin.


Foto ilustruese

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Një automjet tip karrotrec, me drejtues një 27 vjeçar banues në Levan, Fier ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar, i cili dyshohet se ishte endacak.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

I riu është shoqëruar në polici pas aksidentit tragjik. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Njoftimi i Policisë Fier:

Lushnjë/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, Fier ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Related Articles

Back to top button