KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Sarandë, makina përplas 4-vjeçarin që kishte ardhur për pushime me familjen nga Gjermania

Aksident në Sarandë. Një 4-vjeçar është përplasur nga një makinë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani. 

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button