KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ Apeli i GJKKO lë në burg Frdi Belerin, lirohet Kokaveshi
Gjykata e Apelit ka lënë në burg kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për shitblerje votash. Ndërkohë po kjo gjykatë ka liruar Pandeli Kokaveshin, duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitje”, për shkak të problemeve shëndetësore që ka.
Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Beleri akuzohet se ka blerë 8 vota kundrejt 40 mijë lekëve.
Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare.