AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Ardi Veliu i dorëzon detyrën drejtorit të ri: Në 35 vitet e mia në Polici, që 14 vjeç, jam eduakuar t’i sherbej vendit! Policia sot është më e mirë se dje


Ardi Veliu, drejtori i dorëhequr i Policisë së Shtetit, ka folur sot në ceremoninë për dorëzimin e detyrës te drejtori i ri, Gledis Nano. Ai ka thënë se sot Policia shqiptare është më e mirë se dje, ama duke theksuar se kjo strukturë nuk fillon dhe nuk mbaron me të.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Veliu ka falenderuar kryeministrin Rama për besimin, pasi tha se e ka mbështetur që nga dita e parë deri në ditën e fundit, si dhe 3 ministrat e Brendshëm me të cilët punoi. Në fund ai falenderoi kolegët e Policisë dhe i uroi suksese Gledis Nanos.  

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pjesë nga fjala e Ardi Veliut:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në 35 vitet e mia në Polici, që 14 vjeç, jam eduakuar t’i sherbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim. Jam mbështetur në tre shtylla kryesore, që kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim, si ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot, Policia e shtetit është më e mirë se dje.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Bashkë përballuam sfidat e tërmetit, ishim të parët që dhamë ndihmën e parë, shpëtuam jetën e qytetarëve dhe krye këtë mision më së miri. Kam një vlerësim dhe një mirënjohje për të gjithë ju. Menaxhuam qindra tubime, të cilat u shoqëruan dhe me lëndime për policinë.

Dua të falenderoj kryeministrin e vendit tim, i cili nga dita e parë deri në ditën e fundit më ka mbështetur për këtë detyrë. Dua të falenderoj 3 ministrat e brendshëm dhe padyshim falenderimi kryesor është për ju të nderuar kolegë. Policia e shtetit sot është më e mirë se dje.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pavarësisht, se të verbuarit nga 20 fishimi i çmimit të kanabistit, të shururdhuar nga kapja e mbi 1 ton kokaiën, policia nuk fillon dhe nuk mbaron me mua. Ju uroj të gjithëve suksese dhe drejtor Gledisit shumë fat.

Related Articles

Back to top button