KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në flagrancë, 30 vjeçari në lagjen “8 Shkurti” në Fier.


Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Eriseld Kajolli.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

NJOFTIMI I POLICISE FIER:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një tjetër shpërndarës droge, në pranga, si rezultat i aksioneve të kryera në vijim të megaoperacionit “Tempulli”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

30-vjeçari i arrestuar u kap në flagrancë në një lagje të qytetit, me doza kokaine me vete dhe në automjet, si dhe me një shumë parash të përfituara nga shitja e dozave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sekuestrohen dozat, paratë, automjeti me të cilin kryhej shpërndarja dhe 5 celularë.

Nga kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura te inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, konstatuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për rastin u arrestua në flagrancë, në lagjen “8 shkurti”, shtetasi Eriseld Kajolli 30 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin e 30-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e tyre dhe 5 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Related Articles

Back to top button