KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Burri vret gruan dhe e hedh në një gropë të ujërave të zeza, policia në ndjekje të autorit


Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zemblak të Maliqit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dyshohet se burri ka vrarë gruan.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas informacioneve paraprake, Policia e ka gjetur të pajetë bashkëshorten.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në fshatin Zemblak. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci. Burri pasi e ka vrarë bashkëshorten e tij, e ka hedhur atë në një gropë të ujërave të zeza. Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftimi i Policisë: Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button