KRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Dështon tentativa për ta bindur të dorëzohet, vritet nga RENEA 62-vjeçari i armatosur në Maliq
Është vrarë nga forcat RENEA Ramiz Muçollari, 62-vjeçari nga Maliqi i cili pasi plagosi gruan dhe djalin, hapi zjarr ndaj policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.
Pas thirrjeve të vazhdueshme të policisë për t’u dorëzuar, viktima nuk ka pranuar dhe ka qëndruar i mbyllur në banesën e tij pas më shumë se një ore, RENEA arriti që të futet në banesë, ndërsa autorit dyshohet se fshihej në papafingo.
Disa minuta më vonë, u konfirmua se forcat RENEA e kanë ekzekutuar.