LAJM I FUNDIT/ Dhërmi/ Ra nga skela teksa punonte në një objekt në ndërtim, 44-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital (EMRI)
Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Dhërmi pasi ra nga skela e ndërtimit ku po punonte në një objekt. Artan Dini dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia.
Fillimisht u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por 44-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga rënia.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 44-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Himarë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.