KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Dyshimet mbi motorin e vrasësit të Ardian Nikulaj, pamjet e reja dhe shenja dalluese e “Yamaha-s”, si u zbulua nga fotot në “MerrJep”


Motori i perdorur nga vrasesi, pamje nga Policia dhe fotoja qe u zbulua ne internet

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rrjetet sociale ziejnë ditët e fundit për fotot e motorit të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj, me disa që pretendojnë se motomjeti i publikuar nga vetë Policia e Shtetit nuk është i njëjti me atë të ngjarjes së 19 prillit në Shëngjin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Newsbomb.al ka siguruar disa foto të reja të autorit të dyshuar Ruber Saraiva, në rrugën që ky i fundit ka përshkruar nga Shkodra në Shëngjin dhe anasjelltas, pasi tentoi dhe më 17 e 18 prill të vriste Ardian Nikulaj, por plani dështoi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Siç shihet në këto pamje, motori është i njëti i përdorur në vrasje dhe këtë e tregon dhe shenja e veçantë dalluese që ai ka në pjesën e përparme. Po ashtu, edhe dy maskerina të hequra në pjesën ballore të motorit, përforcojnë më tepër bindjen se mjeti është i njëjti.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
Pamje e motorit qe u gjet nga Policia – Foto qe u zbulua ne faqen e shitjeve ne internet

Sipas komentuesve në mediat sociale, motori i publikuar nga Policia e Shtetit nuk është i njëjti sepse amortizatorët e përparmë i ka të bardhë kurse ai i vrasësit jo. Mirëpo, në këto foto të reja që ka siguruar newsbomb.al, të cilat i ka dhe grupi i hetimit, shihet se amortizatorët janë të njëjtë, pra në ngjyrën e bardhë.

Për më tepër, dëshmia e personit që e shiti motorin në Tiranë dhe ajo e vajzës që e bleu, i kanë çuar hetuesit te Edmond Haxhia dhe personat e  tjerë të shpallur në kërkim. Ka qenë një metodë e veçantë hetimi, e një prej oficerëve, që ka ndihmuar policinë të shkonte në gjurmët e vrasësit dhe bashkëpunëtorëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”
Motori i zbuluar ne faqen e shitjeve ne internet – Motori i vrasesit, te njejtet amortizatore dhe shenja

Duke qenë se kishte njohur nga motorat, oficeri e ka njohur “Yamaha-n” që u përdor për largimin e vrasësit nga Shëngjini dhe ka nisur të kërkojë në internet. Ai ka shkruar në “Google” frazën: Shes motor “Yamaha X Max”. Më pas është futur në faqen që përdoret gjerësisht për tregtinë e motorave dhe makinave, “MerrJep.al”, dhe aty ka parë motorin që po kërkonte.

Ka telefonuar shitësin por ky i fundit i ka thënë se e kishte shitur motorin te një vajzë, por njoftimi kishte mbetur aktiv. Bëhet fjalë për ditët e fundit të muajit mars, pas datës 26 Mars 2023. Atij i është kërkuar të paraqitej në polici, pasi duhej të bëhej një verifikim, dhe në kontratën noteriale janë marrë të dhënat e blerësit.


Related Articles

Back to top button