KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar, bie në kanal dhe mbytet 21-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një i ri rreth 21 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 21-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por nuk ka shenja nga i riu.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button