KRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Greqi, qëllohet për vdekje shqiptari, dyshohet për larje hesapesh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Paleo Faliro të Greqisë, ku ka mbetur i vrarë një shqiptar.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, viktima, 60 vjeç nga Shqipëria dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh. Ai është qëlluar dy herë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në gjoks.
Në lidhje ma autorët, autoritete greke janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy ose më shumë autorë, të cilët pas atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.