LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Përmet, e moshuara hidhet nga ura në lumin Vjosë, djemtë e rinj vrapojnë për ta shpëtuar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Përmetit, ku raportohet se një grua e moshuar është hedhur nga ura në lumin Vjosa. Ajo ka dashur t’i japë fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Fatmirësisht, ngjarjen e kanë parë disa djem të rinj të cilët kanë vrapuar për ta shpëtuar. Ata janë hedhur gjithashtu në ujërat e lumit Vjosa dhe kanë mundur ta shpëtojnë gruan 75 vjeçare.
Policia thotë se shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 14:15, në hyrje të qytetit të Përmetit, dyshohet se është vetëhedhur në lumin Vjosë, shtetasja F. D., rreth 75 vjeçe.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me qytetarët, kanë bërë të mundur nxjerrjen e kësaj shtetaseje, nga ujërat e lumit.
Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.