KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë zjarri një person, në afërsi të një banke


Një person është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Kurbin, në afërsi të një banke.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burime bëjnë me dije për Fax News se viktima është Xhelal Reçi, një ish-punonjës i policisë së shtetit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit apo autorëve të këtij krimi të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mësohet se Reçi ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në zonën ku ka ndodhur vrasja gjenden një sërë biznesesh dhe pritet që mbledhja e kamerave të sigurisë të hedhë më shumë dritë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Back to top button