KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Ekuador, zbulohet identiteti dhe detajet rrëqethëse


Një shtetas shqiptar është vrarë në Guayaquil të Ekuadorit. Natën e të enjtes 9 nëntor, Arjanit Rizaj është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij, i cili ishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Viktima, 53 vjeç, ka marrë të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas të dhënave të policisë, shqiptari priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Autorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer vrasjen janë larguar me të njëjtin mjet me të cilin kanë mbërritur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Qytetarët që kanë vëzhguar ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar, të tjerët i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë, e kanë zbritur nga makina dhe e kanë dërguar në një tjetër qendër shëndetësore kur ndërroi jetë pas disa minutash.

Bashkëshortja e të ndjerit u tha hetuesve se bashkëshorti i saj nuk punon, pasi nuk ishte i legalizuar në vend dhe se merrte para nga Shqipëria ose nga një vëlla me banim në Kanada.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button