LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur në makinë një person në autostradën Fier–Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, më 16 tetor 2025, në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Bishan.
Në korsinë e emergjencës është gjetur i ndalur një automjet Volkswagen me targa AB 276 DC, brenda të cilit ndodhej i shtrirë në sediljet e përparme një shtetas i gjinisë mashkullore.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Viktima është identifikuar si Rafael Pasha, me banim në fshatin Starovë, Berat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Bishan, brenda një automjeti tip “Volkswagen”, të ndaluar në xhepin anësor të autostradës, dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale, drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Berat, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




