LAJM I FUNDIT/ Gjendet një pjesë turpi njeriu, policia “blindon” zonën
Sarande, policia zbulon nje pjese trupi njeriu ne afersi te fshatit Xarre ne Bashkine Konispol. Trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotesisht pasi ne te kishte ende inde.
Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po kryhen hetime. Pjesa e trupit eshte derguar ne morgun e qytetit ne pritje te ekspertizes mjeko-ligjore nga specialiste qe do te vijne nga Tirana diten e nesërme.
Sarandë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.