LAJM I FUNDIT/ Gjendet nje trup i pa jete ne bregdetin e Vlores
Gjendet një kufomë në Karaburun në afërsi të Kepit të Gjuzës. Më poshtë ju sjellim pamje nga operacioni i policisë për tërheqjen e trupit të pajetë. Kufoma është gjetur nga disa peshkatarë.
Mësohet se trupi i pajetë është duke u transportuar për në Vlorë. Deri më tani nuk dihet identiteti i personit në fjalë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.