KRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në kanal, dyshohet se…
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Vlorës, është gjetur pa jetë një shtetas me inicialet A.L., 54 vjeç, trupi është gjetur në një kanal me ujë.
Dyshimet janë se 54-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht.
Policia njofton se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në një kanal me ujë, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.