LAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ GJKKO masë sigurie për Berishën, detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit
SPAK ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i Rithemelimit akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Pak momente më parë me urdhër të SPAK është arrestuar në Rinas dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi në lidhje me këtë çështje.
Masa e lehtë e vënë ndaj Berishës për shkak edhe të moshës së tij. Gjithashtu SPAK ka caktuar ndaj Berishës edhe “Ndalim daljeje jashtë shtetit”.
Sakaq më herët gjatë mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri ka paralajmëruar një konferencë për mediat nga selia e PD-së.