KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Gjykata dënon me burg përjetë Sokol Mjacajn, vrau dy turistët çekë në Theth


Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit, pranë Thethit, është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ka pranuar autorësinë e ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, duke thënë se gjithçka e kishte bërë për grabitje.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Mjacaj kishte bërë rekurs për vendimin e shkallës së parë, i cili ishte po me burgim të përjetshëm, dhe sot është marrë vendimi në Apel. Autori i vrasjes së dy turistëve do të qëndrojë në burg përjetë, për krimin makabër që tronditi vendin shtatë vite më parë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

26 vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e dy turistë çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, më 4 korrik 2015. Sipas tij, qëllimi ka qenë grabitja, por duke qenë se drejtuesi i mjetit kishte bërë rezistencë, duke frenuar dhe duke i kapur armën, ai e ka qëlluar pas koke bashkë me vajzën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit u kap në një banesë dy katëshe në fshatin Grudë e Re, ku rreth 350 forca të policisë lokale, FNSH, RENEA e njësitë snajper e kishin lokalizuar. Edhe pse i ri, ai konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije, në bashkëpunim, në vitin 2010. Në atë kohë u dënua me 4 vite burg, por për shkak të kohës së paraburgimit kreu vetëm 3vite, duke dalë nga burgu në 2013.

Ai është dënuar sërish për vjedhje në vitin 2014, duke dalë nga burgu rreth fundit të muajit prill 2015. Afro tre muaj pasi doli nga burgu për herë të dytë, në atë kohë rreth 20 vjeç, Sokol Mjacaj u kërkoi ndihmë turistëve ta merrnin me makinë dhe më pas i vrau me plumb pas koke, gjatë rrugës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button