KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ Gjykata merr vendimin për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashit
Lihet në burg Jamabër Malltezin dhe arrest shtëpie Fatmir Bektashin. Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.
Në seancën me dyer të mbyllur, Malltezi është duke kundërshtuar akuzat, po ashtu edhe Bektashi. Avokatët kanë pretenduar se nuk ka vepër penale, ndërsa Malltezi ka kërkuar shfuqizim të masës së sigurimit. Sipas avokatëve, në veprimet e Malltezit nuk ka vepër penale.
Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.