KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Grabitet argjendaria 100 metra larg Komisariatit në Lezhë, pronari përleshet fizikisht me autorin por nuk e ndalon dot


Një argjendari është grabitur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Mësohet se biznesi privat ndodhet shumë pranë Komisariatit të Policisë, vetëm 100 metra larg, por përsëri grabitja nuk është mundur të ndalet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një person me motor dhe skafandër në kokë ka shkuar brenda argjendarisë dhe ka marrë disa sende me vlerë. Më pas, ka dalë për t’u larguar por është ndjekur nga pas nga pronari i biznesit dhe të dy janë përleshur fizikisht, shkruan News 24.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20.45 në rrugën “Luigj Gurakuqi” të qytetit. Pavarësisht përplasjes me pronarin e argjendarisë, i riu ka mundur të largohet dhe deri tani nuk është identifikuar. Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e saj dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe ngjarja ka ndodhur në një kohë ku kishte shumë lëvizje qytetarësh, grabitësi nuk e ka menduar dy here për të vepruar, duke mos u trembur as nga Komisariati i Policisë që ndodhej fare pranë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button