LAJM I FUNDIT/ Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij në Fier
Një djalë 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes së sotme në afërsi të vendit të quajtur ‘Zogu i Zi” në Fier. 16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia sa ka marr lajmin ka shkuar tek vendi i ngjarjes ndërkohë që postblloqe policie janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë. Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes.
Rreth dy orë më vonë, shërbimet e policisë kanë shoqëruar në komisariat adoleshentin. “Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.
Njoftim i Policisë Fier: Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.
16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.