KRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

LAJM I FUNDIT/ Kërkohej për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier, arrestohet Elmir Tufa


Elmir Tufa, një nga personat e dyshuar qe ka marrë pjese në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier, rreth 3 vite më parë ka përfunduar me pranga. Tufa është arrestuar në zonën e Fushë Krujës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pritet që në vijim policia të japë informacione për arrestimin e Tufës dhe detaje për operacionin e arrestimit te tij. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt 2021, pranë Rreth rrotullimit në lagjen Sheqi Madh në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një pëprlasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, par shkak të përfshirjes së vëllait  të tij, Klementit Kastrati në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button