KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Krimi godet sërish vendin, vritet në një atentat 46-vjeçari, plagoset dy nipërit e tij (EMRAT)


Një atentat është regjistruar pak pas mesnate në fshatin Larushk të Krujës ku ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur 2 nipërit e tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime për Faxnews bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Ramazin Sino dhe të plagosur dy nipërit e tij, njëri prej tyre i identifikuar si Alvi Bejtja.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dy nipërit, të dy të mitur, përkatësisht të moshave 10 dhe 13 vjec, kanë marrë plagë në krah dhe në këmbë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë disa minuta pas ngjarjes është gjetur një mjet i djegur në Tapizë, që dyshohet se i përket autorëve të krimit të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ngjarja ka ndodhur ne oborrin e baneses se Gentjan Bejtjas, nje emer i njohur per policine dhe drejtesine shqiptare.

Krujë/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Related Articles

Back to top button