AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri


Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministri Tahiri do të vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të gjykatë së Elbasanit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai është dënuar për shpërdorim detyre, teksa pak muaj më parë iu drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Seanca e planifikuar gjatë vjeshtës së 2022 u shty pasi u kërkua zëvendësimi i gjyqtarit Elis Dine me gjyqtarin Elton Frashëri i cili kërkoi kohën e mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes. Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Sajmir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button