LAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ LSI e kallëzoi në SPAK, arrestohet ish-ministri Lefter Koka


Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar nga Policia. Mësohet se arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë në SPAK nga LSI, për dosjen e inceneratorëve. Kjo ngarje sapo ka ndodhur dhe pritet që më vonë të jepet dhe njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Paraprakisht bëhet me dije se në pranga veç ish-ministrit Koka, kanë rënë në pranga dhe persona të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Partia e cila e bëri dhe ministër Mjedisi në vitit 2013-2017, e akuzon Lefter Kokën se ka shkelur ligjin për inceneratorët që janë ndërtuar në vend. Sot, bëhet me dije se dy prokurorët e posaçëm Dritan Premçi dhe Vladimir Mara kanë firmosur urdhër-arrestin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kur LSI-ja dogji mandatet bashkë me PD, Lefter Koka nuk pranoi të dilte nga Parlamenti. Ai mbylli dhe mandatin e dytë 4 vjeçar dhe në vitin 2021 kandidoi për deputet nën siglën e Partisë Socialiste. Në 25 prill, Lefter Koka e fitoi mandatin por çuditërisht dha dorëheqjen në shtator.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kallëzimi në SPAK nga Lëvizja Socialiste për Integrim

“Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore”, thuhet në padinë e LSI.

Related Articles

Back to top button