KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagosen turistet franceze
Një makinë turistësh me dy francezë ka dalë nga rruga në fshatin Xibërr-Hanë të njësisë administrative Xibërr, bashkia Klos.
Burime të sigurta bëjnë me dije që makina ka rënë rreth 100 metra në greminë, ku e kanë pikasur banorët e fshatit Xibërr-Hanë që një makinë ka dalë nga rruga, pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar që ishin dy turistë francezë.
Makina po rrugëtonte në drejtim të fshatit Ket në zonën malore.
Menjëherë kanë njoftuar policinë e Klosit, banorët e fshatit kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistëve dhe i kanë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.