KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Nderhyn për ti ndarë, goditet me thikë inspektori i Policisë, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën.

Një efektiv policie është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në fshatin Pilur të Himarës i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Njoftim i Policisë Vlorë:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Himarë/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Reklama në FieriWeb

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Related Articles

Back to top button