POLITIKË
LAJM I FUNDIT/ Në ‘arrest shtëpie’, Berisha kërkon leje për të dalë nga banesa, do të shkojë në…
Teksa dje startoi sesioni i ri parlamentar për këtë vit dhe në seancë mungonte ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ndodhet në ‘arrest shtëpiak’, vjen lëvizja nga ky i fundit.
Mësohet se Berisha, përmes avokatëve të tij ka kërkuar që të marrë një leje nga gjykata, që ta lejojë atë të marrë pjesë në Kuvend. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar avokatit të ish-kryeministrit, Sokol Mëngjesi.
Kërkesa sipas avokatit, është argumentuar me faktin se Sali Berisha prezumohet i pafajshëm, se ka të drejtë të marrë pjesë në seancat plenare, por edhe detyrim karshi zgjedhësve të tij.
Kujtojmë që prej datës 30 dhjetor ndaj Berishës u caktua masa ‘arrest shtëpie’, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.