LAJM I FUNDIT/ Nga Kukësi në Shijak e Patos, KQZ u jep mandatin 14 kryetarëve të rinj të bashkive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë këtë të mërkurë mandatet për 14 kryetarë të rinj bashkish dhe këshillat bashkiakë përkatës. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, është bërë dhe shpërndarja e mandateve për kryebashkiakët e rinj dhe ata që rikonfirmohen.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillat e Bashkive Peqin, Has, Kukës, Vau-Dejës, Mirditë, Mat, Klos, Bulqizë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Prrenjas, Patos, Roskovec. Gjithashtu, Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë:
- Bashkia Peqin, z. Bukurosh Maçi, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Has, z. Miftar Dauti, propozuar nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
- Bashkia Kukës, z. Safet Gjici, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Vau-Dejës, z. Kristian Shkreli, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Mirditë, z. Albert Mëlyshi, propozuar nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
- Bashkia Mat, z. Agron Malaj, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Klos, znj. Valbona Kola, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Bulqizë, znj. Festime Mjeshtri, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Shijak, z. Elton Arbana, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Cërrik, z. Andis Salla, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Gramsh, z. Besion Ajazi, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Prrenjas, z. Nuri Belba, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Patos, z. Fation Duro, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Bashkia Roskovec, znj. Majlinda Bufi, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
Partia Socialiste arriti të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Nga 61 bashki që janë në total, të majtët fituan 54 prej tyre, ndërsa demokratët e Sali Berishës morën vetëm 7-të. Grupimi zyrtar i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk fitoi në asnjë bashki.
Këto janë zgjedhjet e treta lokale që zhvillohen në Shqipëri, pas ndarjes së re territoriale me 61 bashki. Opozita ka marrë pjesë në vetëm dy prej tyre, në vitin 2015 dhe në vitin 2023, ndërsa në vitin 2019 ajo refuzoi të nxirrte kandidatë për shkak të përplasjeve me mazhorancën.