KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ Nga Tirana në Kavajë/ Tragjedi në bregdetin shqiptar, mbytet babai me dy fëmijët e mitur
KAVAJË
Tragjedi në bregdetin shqiptar për një familje nga Tirana, e cila ka humbur tre pjesëtarë të saj. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Kavajës, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat janë nga Tirana.