KRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati. Rasti i dyte brenda pak orësh.
Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një vajzë gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga kati i 5-të i pallatit, një i ri është hedhur nga ballkoni në Durrës.
Viktima 21 vjeç, ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.
Nuk dihet ende në ç’rrethana ka rënë dhe ka humbur jetën menjëherë pasi ka rënë në pjesën e tarracës së objektit.
Trupi i pajetë po tentohet te zbritet me koshin e automjetit zjarrfikës nga tarraca.
Vetëm dy orë më parë një 22-vjeçare e identifikuar si Vivje Lamaj është rrëzuar nga kati i 5 të i një pallati në rrethana ende të paqarta. Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.