LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga zjarri Mobileria ne Fier.
Nje fabrikë sfungjeri ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim në Fier.
Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera. 4 mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështire pasi ne magazina ndodhen materiale lehtësisht te djegshme.
Nderkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të papërfshira nga flaket bazën materiale.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi te zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.
Njoftimi i policise:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, në fshatin Fermë Çlirim, në fabrikën e sfungjerit në pronësi të shtetasit H. B., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.