LAJM I FUNDIT/ Plagosi me thikë gruan dhe largohet nga vendngjarja, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital
48-vjeçari Aleko Myrtellari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 38-vjeçaren M.M.
Uniformat blu bëjnë me dije se 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori, 48-vjeçari është larguar nga banesa, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e tij.
Njoftim i Policisë:
Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.