LAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Policia dhe FNSH “blindon” qytetin e Fierit, ndalohen automjetet luksoze, objektivi: Arrestimi i personave të shpallur në kërkim (VIDEO)


Mbrëmja e kësaj të marte e ka gjetur të “blinduar” qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe. Pikat hyrëse dhe dalse të qytetit shpesh njohin prani të shtuar të uniformave blu, por këtë herë kanë qenë prezent edhe në akse të tjerë e në numër më të madh.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Burime të sigurta pranë policisë së Fierit kanë bëre me dije se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button