KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ “Pse më shave?!” Sherr mes dy të rinjve në Ballsh, 24-vjeçari plagoset me gërshërë pas zënkës (EMRAT)


Një 24-vjeçar është plagosur pasditen e sotme pas një sherri për motive banale me një 30-vjeçar në qytetin e Ballshit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se Armelin Hoxha ka plagosur me mjet prerës gërshërë 24-vjeçarin Xhesild Yzeiraj, e për pasojë ky i fundit ka përfunduar në spital ku po merr kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

FieriWeb ka mësuar se shkak për zënkën ka qenë se dy të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa më pas kanë ofenduar njëri-tjetrin duke thënë “pse më shave”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sakaq, 30-vjeçari Hoxha është gjetur nga policia dhe është shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Plagosi me mjet prerës (gërshërë), një 24-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në lagjen “5 shkurti”, Ballsh, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi Xh. Y., 24 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Related Articles

Back to top button