KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Publikuan databazat e rrogave, arrestohen dy specialistët IT të Tatimeve: Të dhënat personale i shpërndanë te persona të tretë


Dy specialistë IT të Drejtorisë së Tatimeve janë arrestuar nga Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë. Ata akuzohen sse kanë publikuar të dhënat e më shumë se 650 mijë shqiptarëve, që përfshinin rrogën, numrin e celularit, vendin e punës, etj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Operacioni i Policisë dhe Prokurorisë së kryeqytetit ka nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe urdhër-ndalime janë lëshuar për disa persona. Dy prej tyre janë ekzekutuar dhe personat e ndaluar janë specialistë të IT në Drejtorinë e Tatimeve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Paraprakisht, dyshohet se këta persona nuk i kanë nxjerr vetë të dhënat por i kanë grumbulluar ato dhe i aknë shpërndarë te persona të tjerë. Më pas, për qëllime të cilat ende nuk dihen këto të dhëna janë bërë publike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dje, Neësbomb.al ka raportuar se autori i publikimit të të dhënave të më shumë se 650 mijë shqiptarëve ishte një teknik IT i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Prokuroria e Tiranës ka rënë në gjurmët e tij dhe ka urdhëruar Policinë që të sekuestronte kompjuterin e punës. Bëhet fjalë për shtetasin A.A., teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Tekniku është marrë në pyetje nga organi i akuzës në kryeqytet dhe ka deklaruar se i ka grumbulluar këto të dhëna për qëllime studimore. Por Policia ka zbuluar se pretendimi i tij nuk ishte i vërtetë. Nga prokuroria mësohet janë mbledhur prova reja që mund të zbardhin të gjithë ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button