KRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

LAJM I FUNDIT/ Shkrumbohen 4 automjete gjatë natës në Fier, rrezikohen edhe banesat (VIDEO)

4 automjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri në lagjen “ Apolonia” në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që tre prej tyre janë shkrumbuar totalisht dhe një tjetër është dëmtuar pjesërisht nga flakët. 

Sapo u mor njoftimi mjetet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku përveç automjeteve të parkuara të përfshira nga flakët janë rrezikuar edhe banesat pranë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Menjëherë u bë i mundur izolimi i zjarrit për të mos u përhapur edhe te mjetet e tjera ndërkohë qe nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbardhur ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental si pasojë e ndonjë defekti teknik në një nga automjetet e parkuara apo ka qenë i qëllimshëm. Këqyrja e kamerave në zonë pritet të hedh me shumë dritë mbi shkaqet e djegies së automjeteve.

NJOFTIM I POLICISË FIER:

Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar,
dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Related Articles

Back to top button