KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, raportohet për dëme të shumta materiale


Zjarr në një banesë në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, shkak është bërë bombola e gazit. Nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një bombol gazi ka marrë flakë, duke i vënë zjarrin një banese. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Donika Kastrioti”, në familjen e Jemin Këmbacit. Në momentit e rënies së zjarrit në banese kanë qenë kryefamiljari së bashku me nusen e djalit dhe nipin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nusja dhe djali kanë dalë menjëherë nga banesa kurse 64-vjeçari Jemin Këmbaci është nxjerrë me zor nga zjarrfikësit pasi ka qenë i pirë dhe ka refuzuar të dalë jashtë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar shpejt flakët dhe në një kohë të shkurtër është bërë edhe fikja e plotë e zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Si pasojë e zjarrit, familja e Jemin Këmbacit, pjesë e komunitetit rom, ka pësuar dëme materiale në njërën nga dhomat e shtëpisë, dëme të cilat ende nuk janë përllogaritur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button