LAJM I FUNDIT/ SPAK kërkon arrestimin, reagon për herë të parë Ahmetaj: Do dal kur…
Teksa SPAK po kërkon arrestimin e tij, ish-ministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë me një sms dërguar Blendi Fevziut.
Ahmetaj ka renditur arsyet se kur do të flasë për akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Ai ka mohuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij, duke thënë se të gjitha të dhënat që kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, janë të pa vërteta.
Mesazhi i Arben Ahmetajt
Do dal kur ju të lexoni dosjen.
Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta.
Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shit metra katrorë në treg të lirë.
Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion të pastër bankar një pronë.
Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte.
Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.
Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë.
Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj.
Do dal kur ta kuptoni që s’kam pas lidhje me procedurën.
Atëherë do dal.
Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit, aq me tepër në opozitë.